Albanian | English
 
 
 
Faqja Kryesore
 
 
 
Depozitat
Llogari Rrjedhëse
Llogari Kursimi
Depozita me Afat
 
Kursi i Këmbimit
Mon. Blihet Shitet
USD 105.70 110.70
EUR 123.40 128.40
AUD 77.30 83.30
GBP 140.30 146.30
 

Ne Banken NBG Albania ju keni mundesine te zgjidhni menyren me te mire te investimit te kursimeve tuaja.

Zgjidhni depoziten qe pershtatet me mire me nevojat tuaja:
- Depozita me Afat eshte produkti i duhur per ju dhe me fitimpruresi nese nuk keni nje plan investimi per kursimet tuaja per nje periudhe te caktuar.
- Llogaria e Kursimit per Fëmije eshte depozita qe duhet te hapni per femijet tuaj per t'i siguruar nje te ardhme me te mire.
- Llogaria e Kursimit eshte produkti i duhur per ju nese kerkoni mundesi depozitimi dhe terheqje te pakufizuara nga kursimet tuaja dhe gjithashtu norma te mira interesi. 

 

Kliko ketu per te shkarkuar buletinin me Normat e Interesit per depozita:

NJOFTIM Nr.1

I nderuar Klient,

 Me ane të këtij njoftimi dëshirojmë t’ju informojmë se nga data 01 Janar 2015, Banka NBG Albania do të aplikojë kushte të rishikuara pune për Klientët Individë dhe Biznese për :

  • Llogaritë rrjedhëse
  • LLogaritë e pagave
  • Llogaritë e asistencave sociale
  • Llogaritë e kursimit
  • Paradhënie Bankare
  • Kartat e Kreditit
  • Transfertat e parave
  • Kreditë për Klientët Individë
  • Kreditë për Bizneset e Vogla

 

Për një informacion të detajuar lidhur me ndryshimet në Kushtet e Punës, mund të klikoni në www.nbgbank.al ose të vizitoni degët tona duke ju referuar listës përkatëse të Kushteve të Punës, publikuar në datë 27 Nëntor 2014.

 NJOFTIM  Nr.2

 Banka NBG Albania sh.a, në vazhdimësi të përpjekjeve të saj për të siguruar transparencë të plotë kundrejt klientëve të saj, si dhe me dëshirën për një bashkëpunim sa më korrekt, gjen rastin t’ju informojë:

 Ligji i Tatimit mbi të Ardhurat, neni 9, pika 2, ndryshohet si më poshtë:

 “Dividendët, të ardhurat që rrjedhin si fitim i ortakut, qoftë ky ortak i vetëm, interesat nga huat, depozitat ose kontrata të ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, të ardhurat nga lojërat e fatit, si dhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera, që nuk parashikohen ndryshe në dispozita të tjera të këtij ligji, tatohen me 15 përqind.”

 Në zbatim të këtij ndryshimi, tatimi mbi të ardhurat nga interesat duke filluar nga data 01.01.2015, ndryshon nga 10% në 15%.

 Në bazë të ligjit dhe kontratave tona të lidhura me klientët, tatimi mbi interesat paguhet në momentin e pagesës së këtyre interesave, pra në datën e kreditimit të interesit në llogari. Për të gjitha depozitat për të cilat interesi kreditohet duke filluar nga data 01.01.2015, masa e tatimit mbi interesat që do të aplikohet do të jetë 15%, pamvarësisht periudhës së cilës i përket interesi.

 Jeni të lutur të drejtoheni pranë Njësive/Agjencive më të afërta të Bankës sonë për të marrë informacionin përkatës në lidhje me këtë me këtë ndryshim.

 

Ju faleminderit per mirekuptimin!

BANKA NBG ALBANIA SH.A.

Depozitat jane te siguruara sipas dispozitave te ligjit Nr. 53/2014, date 22.05.2014 “Per sigurimin e depozitave”. Agjencia e Sigurimit te Depozitave siguron dhe kompenson te gjitha llojet e produkteve bankare depozituese në leke dhe ne monedhe te huaj (pervec atyre te perjashtuara nga Agjensia ne perputhje me dispozitat e ketij ligji), te individeve rezidente apo jo rezidente ne Shqiperi deri ne masen 2.500.000 leke, per çdo depozitues dhe ne çdo banke qe operon ne territorin e Republikes se Shqiperise. Depozitat ne valute konvertohen ne leke sipas kursit zyrtar te kembimit. Depozitat e siguruara te çdo depozituesi prane nje banke te siguruar, te vendosura ne disa llogari depozite, llogariten te gjitha se bashku dhe konsiderohen si nje llogari depozite e vetme. Procedurat e kompensimit fillojnë menjëherë në momentin kur Agjencia njoftohet me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës për vendosjen e subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar. Kompensimi përfundon jo më vonë se tre muaj nga data e fillimit të tij.

 
 
 
 
INTERESOHEM PER
  Kredi Konsumatore
  Kartë Debiti
  Depozitë
  Kredi për Shtëpi
  Karte Krediti
  MJETE
Llogarisni Këstin e Kredisë
Llogarisni Interesat
Lista e Çmimeve
Normat e Interesave
 
 
 
 
   
Pushimet Zyrtare   |  Karriera   |  Njoftime   |  Politika e Privatesise
 
Rr. Dritan Hoxha, Nd.8, H.1, K.P 1026, Tirane, Albania / Tel. +355 (4) 2280 000 / Fax. +355 (4) 2233 613 / E-mail: info@nbgal.groupnbg.com design by impuls
 
 
ABOUT SSL CERTIFICATES