Albanian | English
 
 
 
Faqja Kryesore
 
 
 
Njoftime
 
Kursi i Këmbimit
Mon. Blihet Shitet
USD 105.70 110.70
EUR 123.40 128.40
AUD 77.30 83.30
GBP 140.30 146.30
 
NJOFTIME

 

NJOFTIM NR.1

NDRYSHIM NE KUSHTET E PUNES

 I nderuar Klient!

 Me ane të këtij njoftimi dëshirojmë t’ju informojmë se nga data 01 Janar 2015, Banka NBG Albania do të aplikojë kushte të rishikuara pune për Klientët Individë dhe Biznese për :

  • Llogaritë rrjedhëse
  • LLogaritë e pagave
  • Llogaritë e asistencave sociale
  • Llogaritë e kursimit
  • Paradhënie Bankare
  • Kartat e Kreditit
  • Transfertat e parave
  • Kreditë për Klientët Individë
  • Kreditë për Bizneset e Vogla

 

Për një informacion të detajuar lidhur me ndryshimet në Kushtet e Punës, mund të klikoni në www.nbgbank.al ose të vizitoni degët tona duke ju referuar listës përkatëse të Kushteve të Punës, publikuar në datë 27 Nëntor 2014.

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 

NJOFTIM NR. 2

Banka NBG Albania sh.a, në vazhdimësi të përpjekjeve të saj për të siguruar transparencë të plotë kundrejt klientëve të saj, si dhe me dëshirën për një bashkëpunim sa më korrekt, gjen rastin t’ju informojë:

 Ligji i Tatimit mbi të Ardhurat, neni 9, pika 2, ndryshohet si më poshtë:

 “Dividendët, të ardhurat që rrjedhin si fitim i ortakut, qoftë ky ortak i vetëm, interesat nga huat, depozitat ose kontrata të ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, të ardhurat nga lojërat e fatit, si dhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera, që nuk parashikohen ndryshe në dispozita të tjera të këtij ligji, tatohen me 15 përqind.”

 Në zbatim të këtij ndryshimi, tatimi mbi të ardhurat nga interesat duke filluar nga data 01.01.2015, ndryshon nga 10% në 15%.

 Në bazë të ligjit dhe kontratave tona të lidhura me klientët, tatimi mbi interesat paguhet në momentin e pagesës së këtyre interesave, pra në datën e kreditimit të interesit në llogari. Për të gjitha depozitat për të cilat interesi kreditohet duke filluar nga data 01.01.2015, masa e tatimit mbi interesat që do të aplikohet do të jetë 15%, pamvarësisht periudhës së cilës i përket interesi.

 Jeni të lutur të drejtoheni pranë Njësive/Agjencive më të afërta të Bankës sonë për të marrë informacionin përkatës në lidhje me këtë me këtë ndryshim.

 

 Faleminderit per mirekuptimin!

BANKA NBG ALBANIA SH.A.

 
 
 
 
INTERESOHEM PER
  Kredi Konsumatore
  Kartë Debiti
  Depozitë
  Kredi për Shtëpi
  Karte Krediti
  MJETE
Llogarisni Këstin e Kredisë
Llogarisni Interesat
Lista e Çmimeve
Normat e Interesave
 
 
 
 
   
Pushimet Zyrtare   |  Karriera   |  Njoftime   |  Politika e Privatesise
 
Rr. Dritan Hoxha, Nd.8, H.1, K.P 1026, Tirane, Albania / Tel. +355 (4) 2280 000 / Fax. +355 (4) 2233 613 / E-mail: info@nbgal.groupnbg.com design by impuls
 
 
ABOUT SSL CERTIFICATES